KUSHTET E PRIVATËSISË

FRIGOALB sh.p.k mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale ».Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

FRIGOALB sh.p.k siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative.
Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara.

FRIGOALBsh.p.k garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale ».
Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të FRIGOALBsh.p.k., do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit .

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.
Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të FRIGOALBsh.p.k.

KUSHTET E BLERJES

Hapësira e zbatimit.Hyrja në Faqe.
Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis FRIGOALB Sh.p.k.  dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve tona nëpërmjet faqes së internetit www.frigoalb.com. Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.frigoalb.com, ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti, qoftë nëse ato tërhiqen në dyqan.

Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.
Për të kryer blerje në rrugë elektronike, klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.  Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit,  klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.
FRIGOALB nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e klientit përkatës.
Verifikimi i të dhënave të klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e klientit në faqen e internetit të FRIGOALB.FRIGOALB nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.
Produktet dhe Çmimi.
Duke vizituar faqen www.frigoalb.com,  ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet  do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit. Duke patur parasysh që blerja në rrugë elektronike nuk ofron mundësinë për të shfaqur udhëzimet e përdorimit apo dokumente të tjerë, klienti mund të zgjedhë të njihet me to pasi të marrë në dorëzim produktin e blerë ose mund të navizitojë në dyqan për t’u njohur nga afër me produktin përkatës.

FRIGOALB nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit.Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, FRIGOALB merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.
Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të FRIGOALB janë çmimet neto me TVSH.Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.
Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, FRIGOALB do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.
Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit/Instalimit.
Pas përfundimit të blerjes së produktit (-eve) në rrugë elektronike, FRIGOALB i konfirmon klientit menjëherë marrjen e porosisë. Përveç kësaj, klienti do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.
Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga FRIGOALB.
Porosia e Klientit mund të rishikohet  ngaFRIGOALB, dhe konsultohet me klientin veçanërisht në rast mungese t te produktit te perzgjedhur nga klienti ne faqe. FRIGOALB  informon Klientin për cdo rast.
Kostot e transportit në destinacion zbatohen vetëm në rast se ky shërbim kërkohet nga Klienti gjatë blerjes elektronike. Transport bëhet për ato produkte me vlere mbi xxxxxx Lekë dhe kushton xxxxx Lekë brenda vijës së verdhë të qytetit ku ndodhet Klienti.
Në rast se do të kërkohet transport jashtë vijës së verdhë të qytetit, kostot e transportit të produkteve do të përcaktohen në varësi të peshës totale të porosisë, të përmasave të produkteve dhe të vendodhjes së Klientit. Klienti do të njoftohet mbi pagesën e kostove të dërgesës të cilat i shtohen çmimit të produkteve të porositura.
Mënyrat e Kryerjes së Pagesës
Klienti mund të kryejë pagesën me:
1. Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
2. Pagesë në llogarinë bankare.
3. Kartë bankare debiti ose krediti (e çdo lloji).
përkatësisht për këto ndryshime

Vini Re:
FRIGOALB përdor programe kompjuterike të miratuara nga Visa International dhe MasterCard Worldwide me standartet më të fundit të sigurisë (128-bit SSL).
Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të FRIGOALB dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të  FRIGOALB.

Dorëzimi i Produkteve
Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 2 ditëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga FRIGOALB. Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga FRIGOALB për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë.Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk do të nënkuptojnë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij.
FRIGOALB, nëpërmjet transportuesit, do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti i transportit.
Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë.Gjatë dorëzimit, klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.
Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, Klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit.Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga FRIGOALB për zëvendësimin e produktit.
Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë.
Në rast se FRIGOALB apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse Klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.
Anullimi i Porosisë.
Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga FRIGOALB të kushteve të dorëzimit të parashikuar në pikën më sipër, duke njoftuar me email në adresën info@frigoalb.conm ose në numrin e telefonit të shërbimit: xxxxxxx.
Kërkesa për anullim do të merret parasysh nga FRIGOALB vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur sipas kushteve te pershkruara ne këto Kushte.
Për rastet e mësipërme të anullimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 4 ditë nga marrja e kërkesës nga FRIGOALB.
Në rastin e kryerjes së një blerjeje online duke përdorur kartë debiti ose krediti, klienti do të mbulojë komisionet bankare që lindin nga këto dy transaksione.
Kthimi i Produkteve.
Në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.
Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga FRIGOALB, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar; nëse Produkti nuk dorëzohet I tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet nga FRIGOALB. Kostot e transportit për kthimin e porosive të anulluara do të mbulohen nga Klienti.
Privatësia. Të drejtat e autorit
Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe FRIGOALB është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё  të fshehtë. Nëse klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, FRIGOALB duhet tё njoftohet menjёherё.
Në përputhje me kuadrin ligjor, Kklienti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre.Kjo faqe interneti është faqja zyrtare e FRIGOALB. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive të FRIGOALB sh.p.k. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.
Servisi i produkteve ne garanci
Shërbimet pas-shitje do të ofrohen për te gjitha produktet  brenda  garancise

Sherbimi I Klientit
Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të FRIGOALB, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: ose me e-mail: info@frigoalb.com ose në: xxxxxxxx (nr tel)